Drita fiton derbin, Drenica ballëlart 

Futboll

Drita fiton derbin, Drenica ballëlart 

Nga: K. Goca Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 15:01
Drita fiton derbin, Drenica ballëlart 

Drita nga Gjilani fiton derbin me rezultat 2:0 karshi Llapit nga Podujeva, në takimin që u luajt në Gjilan. Në minutën e 74-të, Betim Haxhimusa shënon për 1:0. 

Në fund të takimit, Erjon Vuthaj realizon për 2:0 dhe fitoren e madhe  të Dritës, e cila renditet në vend të dytë me 31 pikë, kurse Llapi bie në pozitën e shtatë me 24 sosh. 

Drenica triumfoi me rezultat 3:0 kundër Vushtrrisë, duke iu falënderuar golave të Osmanit në minutën e 73-të, Balde (84’) e Hysës (86’)

Drenica renditet në vend të pestë me 24 pikë dhe Vushtrria në pjesën e poshtme përkatësisht i dhjeti me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat