Dembele i lumtur nga lëvdatat e Messi: Duhet të punojë dhe t’i vërtetojë fjalët e tij

Futboll

Dembele i lumtur nga lëvdatat e Messi: Duhet të punojë dhe t’i vërtetojë fjalët e tij

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 18:21
Ousmane Dembele dhe Messi

Ousmane Dembele është i vendosur që t’i dëshmojë Lionel Messit se ai ka aftësitë e duhura.

Lionel Messi më parë ka thurur disa lëvdata për francezin, kurse ky i fundit tashmë është i vendosur t’i justifikojë komentet e argjentinasit.

Dembele ka pasur një sezon të vështirë deri më tani, pasi ka vuajtur shumë edhe nga lëndimet, por synimi i tij është i qartë.

“Është një nder i madh për mua të pranoj lëvdata nga ai që thotë se jam talent, por unë duhet ta dëshmoj këtë në fushën e blertë” ka thënë tutje anësori i Barcës.

I riu francez kalonte në ‘Camp Nou’ në verën e vitit 2017, për një shumë të majme parash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat