Zidane i dashuruar me Mbappe, Tuchel e vë në lojës trajnerin e Realit

Futboll

Zidane i dashuruar me Mbappe, Tuchel e vë në lojës trajnerin e Realit

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 18:54
Thomas Tuchel

"Jam i dashuruar me Kylian Mbappen", - tha Zinedine Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes me PSG. Trajneri Thomas Tuchel nuk ka qëndruar pa i kthyer batutën teknikut të spanjollëve në lidhje me sulmuesin e ri. 

"Nuk e di se sa shumë Zidane është i dashuruar me Mbappe, por e rëndësishme është që sulmuesi është lojtari ynë. Shpesh ne biem në dashuri me ato që nuk mund të arrijmë", - tha ai. 

PSG dhe Real Madridi do të luajnë në ndeshjen e dytë të Champions Leagues në Spanjë. Sfida e parë e tyre u fitua nga parisienët, ndërsa madrilenët duhet të fitojnë për të mos pasur probleme në grupin e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat