Guardiola do të qëndrojë tek Man City, por nuk pritet të rinovojë kontratën

Futboll

Guardiola do të qëndrojë tek Man City, por nuk pritet të rinovojë kontratën

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 19:24
Pep Guardiola

Pep Guardiola do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Manchester City.

Trajneri spanjoll ka bërë të ditur më herët gjatë kësaj jave se nuk do të largohet nga ‘Citizens’, pa përfunduar plotësisht aventurën e tij.

Ish trajneri i Barcelonës duket i lumtur tek Man City, edhe pse këtë sezon po has në vështirësi.

“Dua të qëndrojë, nuk kam arsye për t’u larguar. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që punoj me këtë klub, me këta lojtarë dhe njerëzit që mendojnë se tërhiqem nuk më njohin mua” ka thënë Guardiola gjatë kësaj jave.

Por, ‘Goal’ shkruan se tifozët e Man City nuk duhet të presin që Guardiola do të vazhdojë kontratën.

Më herët emri i spanjollit është lidhur me një kalim të mundshëm tek Juventus, por tashmë skuadrën italiane e drejton Maurizio Sarri.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e trajnerit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat