Gjeraj është i befasuar me disa gjëra në ligën e parë

Futboll

Gjeraj është i befasuar me disa gjëra në ligën e parë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 17:40
Besa

Robert Gjeraj është prej lojtarëve më të mirë në vendin tonë,  i cili luan me sukses në klubin me renome Besa nga Peja, por e ka përcjell edhe një fat i keq, duke pësuar lëndim gjatë këtyre ditëve.

Gjeraj beson e shpreson se ky lëndim do të tejkalohet shumë shpejt dhe do t’i kthehet ekipit që ta ndihmojë për realizimin e synimeve.  

Gjeraj është i lumtur që Besa përfundoi në vend të parë me 28 pikë në stinorin vjeshtor të Ligës së Parë të Kosovës në futboll dhe kjo i jep edhe më shumë forcë në pjesën pranverore të kampionatit.

Mbrojtës-mesfushori mendon se edhe lufta për dy vendet e para do të jetë e ashpër deri në fund, por Besën e sheh si favoritin kryesor që të rikthehet në shoqërinë e më të mirëve aty ku e ka edhe vendin.

“Bota sot”: Jeni lënduar, sa do të mungoni? 
Robert Gjeraj:
Besoj që në janar do të jam gati në 100%. E kam lënduar ligamentin e gjurit në ndeshje me Vëllaznimin por deri me tash çdo gjë është në rregull dhe në janar jam gati. E imja është të punojë sa më shumë dhe të arrijmë objektivat. 

“Bota sot”: Si e ke pa garën në përgjithësi në ligën e parë, a ka pasur cilësi?
Robert Gjeraj:
Unë besoj se është një kampionat shumë interesant sivjet dhe më interesanti në vitet e fundit, ku tregon edhe tabela edhe diferenca është shumë e vogël me pikë mes skuadrave.

“Bota sot”: A ka mundur Besa që të arrijë më shumë pikë?
Robert Gjeraj:
Besa ka mundur minimum edhe 7 pikë më shumë por mungesat dhe lëndimet na kushtuan shumë, megjithatë tash nuk jemi keq. Jemi në krye të renditjes.

“Bota sot”: Çka e veçojë më shumë këtë edicion, çfarë pa që iu la përshtypje?
Robert Gjeraj:
Më shumë më ka befasuar organizimi i krejt klubeve të ligës së parë, ndoshta edhe më i mirë se i Superligës, kjo është një e mirë. Po ashtu edhe kualiteti në përgjithësi ka rritje, e cila më ka lënë përshtypje më së shumti.

“Bota sot”: Po infrastruktura?
Robert Gjeraj:
Fushat janë perfekt, përveç dy-tri fushave tjera që janë shumë perfektë.

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh në garë për dy vendet e para apo është një kampionat më shumë befasi?
Robert Gjeraj:
Unë i shoh Besën edhe Lirinë mirë, Malisheva është ekip për çdo lakmi, edhe ata edhe Istogun i shoh kandidatë për Superligë.

Liga e Parë
Vllaznia-Besa    1:2
Arbëria-Drenasi    1:1
Vëllaznimi-Onix    1:0
Dardana-Ramiz Sadiku    2:2
Liria-Trepça    2:2
KEK-u-Malisheva    1:1
Istogu-Ulpiana    2:2
E hënë
Vitia-2 Korriku
Tabela

1. Besa    16    9    4    3    28
2. Arbëria    16    7    6    3    27
3. Liria    16    7    5    4    26
4. Malisheva    16    8    2    6    26
5. Istogu    16    7    5    4    26
6. Onix    16    6    5    5    23
7. Drenasi    16    6    5    5    23
8. Dardana        16    6    5    5    23
9. 2 Korriku    15    7    1    7    22
10. KEK-u    16    5    6    5    21
11. Trepça    16    5    4    7    19
12. Ulpiana    16    4    6    6    18
13. Vëllaznimi    16    3    7    6    16
14. Vllaznia    16    5    1    10    16
15. Ramiz Sadiku    16    4    3    9    15
16. Vitia    15    3    5    7    14

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat