Edhe Luka Modric “thumbon” Ronaldon: Futbolli është respekt, e drejtë të jesh këtu

Futboll

Edhe Luka Modric “thumbon” Ronaldon: Futbolli është respekt, e drejtë të jesh këtu

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 22:41
Ronaldo, Modric dhe Messi

“Topi i Artë 2019” u dha ditën e sotme nga prestigjozja France Football duke vlerësuar Leo Messin si lojtarin më të mirë. Sulmuesi argjentinas e fitoi për herë të 6-të këtë trofe duke u bërë kështu lojtari I parë në historinë e futbollit që e fiton këtë çmim kaq herë.

Në këtë ceremoni mungoi Cristiano Ronaldo, I cili u rendit në vendin e 3-të. Kjo nuk është herë e parë që portugezi nuk paraqitet pasi në momentin që zbulon se nuk do të jetë fitues vendos të mos jetë prezent në sallë. Një sjellje aspak serioze nga një lojtar që është idhull për miliona njerëz në botë, ndërsa nuk kanë munguar as thumbimet nga Van Dijk, por edhe Modric, ish-shoku I skuadrës te Real Madrid.

“Jam këtu sepse futbolli është respekt dhe për këtë arsye kam ardhur këtu që t’ia dorëzoi trofeun Messit e ta përgazoj për këtë çmim. Është e drejt të jesh këtu”, u shpreh Modric duke I dhënë një leksion Ronaldos.newsport

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat