Navas: I thash po Realit pa ditur se çfarë kontrate më ofruan

Futboll

Navas: I thash po Realit pa ditur se çfarë kontrate më ofruan

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 09:51
Navas

Gardiani nga Costa Rica ka folur për largimin e tij nga Real Madridi, verën e kaluar.

Navas u largua nga klubi madrilen verën e kaluar pas pesë vjetësh, për të vazhduar karrierën tek kampioni francez PSG.

Sa i përket transferimit të tij tek klubi madrilen, Navas u shpreh se kishte pranuar që të bëhej pjesë e klubit madrilen edhe pa ditur se çfarë kontrate i kanë ofruar.

“Që nga vegjëlia e dija se doja të luaja tek Real Madridi. Unë i thash po Realit edhe pa e ditur se çfarë kontrate më ofruan. Ka pasur shumë skuadra të interesuara për mua, mirëpo agjenti im më pyeti për Realin dhe unë i thash po menjëherë”, ka thënë fillimisht Navas.

Sa i përket largimit nga Reali ai u shpreh se drejtuesit e klubit menduan se nuk ishte koha ime më në kryeqytetin spanjoll.

“Në Madrid ndoshta menduan se nuk ishte koha ime më atje. Pastaj iu bashkova një ekipi që më beson”, përfundoi Navas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat