Portieri i Shkëndijës i fal një gol kundërshtarëve

Futboll

Portieri i Shkëndijës i fal një gol kundërshtarëve

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 16:12
Portieri i Shkëndijës i fal një gol kundërshtarëve

Ndeshja e Kupës në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës, luajti baras (1:1) në përballje me Rabotniçkin.

Ekipi i Ernest Gjokës, kaloi në avantazh në minutën e 8-të me golin e Xhunior. Por portieri i Shkëndijës ka bërë një gafë të pabesueshme dhe Rabotniçki barazoi me anë të Stojkov, në minutën e 33-të

Portieri i tetovarëve, Zahov ka mbajtur më shumë se sa duhet topin në këmbë duke hezituar të pasoi.

Ai është munduar të bëjë një driblim të panevojshëm, por ka humbur topin në zonë, pasi u ngatërrua me këmbët e veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat