"Ku e ka anijen kozmike?!", kur Baggio takoi Messin 9 vite më parë

Futboll

"Ku e ka anijen kozmike?!", kur Baggio takoi Messin 9 vite më parë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 21:42
Pamje nga videoja

Ishte prilli i vitit 2010 dhe Barcelona sapo kishte eliminuar Arsenalin pasi në ndeshjen e kthimit në "Camp Nou", Lionel Messi do të shënonte plot 4 gola ndaj "topçinjve" dhe do të ishte protagonisti absolut përpara 95 mijë tifozëve.

Mes atyre tifozëve që kishin mbushur stadiumin ishte edhe Roberto Baggio, i kthyer nga gjuetia në Argjentinë ("Bishtaleci Hyjnor" ishtë tërhequr). Në dhomat  e zhveshjes, pas ndeshjes, legjenda italiane do të ritakonte Pep  Guardiolan, pasi kishin luajtur  bashkë te Brescia dikur në Serie A.

Në bisedën mes tyre, Baggio do të shprehej vërtet i mahnitur nga Messi, teksa i drejtohet Guardiolas në italisht duke i thënë "ky është fenomen! Më ka mrekulluar. i jashtëzakonshëm. Do të dal jashtë tani të shoh ku e ka anijen kozmike që ta marrin prap me vete...".

Messi u afrua  dhe u takua për të parën herë me Baggion, teksa mes batutave dhe bisedës, më pas do të largohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat