Jurgen Klopp është lavdëruar për zgjedhjet befasuese – Divock Origi dhe Xherdan Shaqiri – në fitoren 5:2 të Liverpoolit kundër Evertonit.
Trajneri gjerman e nisi ndeshjen me një formacion ‘shokues’ në derbin numër 234 të Marseysides, duke bërë pesë ndryshime.
Befasitë e Kloppit e ‘shpaguan’ besimin, derisa Origi shënoi dy-golësh, kurse Shaqiri shënoi një.
Në lidhje me Origin, i cili ka pesë gola kundër Evertonit, Klopp tha: “E jashtëzakonshme. Ai ka bërë një ndeshje të mirë, golat e tij ishin të mrekullueshëm”.
“I pari ishte aksion i mirë në përgjithësi. Lallana pasoi te Sadio, i cili vazhdon tutje dhe pason në momentin e duhur. Mrekulli”, vlerësoi më pas Klopp.
“Goli i dytë.. ishte një prekje e parë e mirë dhe përfundimi me gol i aksionit më pëlqeu”, tregon strategu gjerman.
Edhe paraqitja e Shaqirit ishte mahnitëse, derisa ai e bëri paraqitjen e tij të parë nga fillimi që prej fitores ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve shtatë muaj më parë.
Kur iu bë i ditur ky fakt, Klopp u përgjigj: “Me të vërtetë? Kërkoj falje Shaq! Ai ishte i lënduar në shumë raste”.
“Nëse ai do t’i shënonte dy gola si Origi, do t’i thoja gjërat e njëjta si për të”, theksoi Klopp.