Shterpë në “Meazza”, derbi i javës së 15’të në Serie A mbyllet në paqe

Futboll

Shterpë në “Meazza”, derbi i javës së 15’të në Serie A mbyllet në paqe

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

Është mbyllur para pak çastesh dueli hapës i xhiros së 15’të në Serie A mes Interit dhe Romës.

Fatkeqësisht, ky derbi u mbyll ashtu siç edhe ia filloi, pra me rezultatin më të padëshiruar në futboll, atë të bardhë, 0-0.

Zikaltërit ishin dukshëm më kërkues, sidomos në pjesën e parë, por që nuk ia arritën dot qëllimit që të triumfojnë në një ndeshje, ku fitorja do të thoshte shumë në rrugëtimin drejt titullit kampion. Kësisoj, me këtë barazim, djelmoshat e Contes vazhdojnë kryesimin me dy pikë më shumë se Juventusi, që nesër i shkon Lazios në udhëtim.

Në anën tjetër Roma, regjistron barazimin e pestë, krahas nëntë fitoreve dhe dy humbjeve, për të shkuar kështu në kuotën e 29’të pikëve dhe për t’u pozicionuar në vendin e katërt, të paktën përkohësisht.

Xhiron e ardhshme, Interi do të ketë një tjetër duel të vështirë, pasi do të jetë mysafir i Fiorentinës në “Artemio Franchi”, derisa Roma në “Olimpico” e pret Spalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat