Shpërblehet Vedat Muriqi

Futboll

Shpërblehet Vedat Muriqi

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 23:47
Vedat Muriqi

Një tjetër ndeshje, tjetër paraqitje e mirë, të tjerë gola. Vedat Muriqi vazhdon me formën e mirë në Turqi

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formën e mirë në Turqi.

Ani pse vetëm pak kohë u kthye nga dëmtimi, ai ka arritur të realizojë për tri ndeshje me radhë gola, duke treguar se dëmtimi i takon të kaluarës.

Muriqi këtë të premte ka realizuar dy herë në fitoren 5-2 të Fenerbahçes kundër Genclerbirligi.

Ai fillimisht shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 23-të, derisa shënoi edhe për 3-1 në minutën e 39-të.

Në fund, Muriqi u vlerësua si më i miri i takimit, duke u shpërblyer me notën më të madhe, 8.8.

14 ndeshje, 10 gola dhe 3 asiste – Muriqi me të vërtetë po shijon sezonin më të mirë në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat