Skuadra angleze e Evertonit ka mbejtur pa trajner, pas shkarkimit të Marco Silva pas humbjes në derbin ndaj Liverpoolit me rezultat 5:2.
Drejtuesit e klubit anglez tanimë kanë piketuar dy synimet kryesore për postin e trajnerit.
Sipas asaj që shkruan The Times, Mauricio Pochettino dhe Carlo Ancelotti do të jenë synimet kryesore të krerëve të klubit.
Pochettino aktualisht është trajner i lirë, pasi që u shkarkua nga Tottenhami muajin e kaluar, ndërsa Ancelotti është ende në krye të Napolit, por mediat italiane raportojë se italiani është duke i kaluar ditët e fundit atje.
Everton është duke kërkuar që sa më shpejt të jetë e mundur ta emëroj trajnerin e ri, në mënyrë që skuadra të ketë rezultatet të mirë në ndeshjet e mbetura të këtij sezonin në Premier Ligën angleze.