Pas Infantinos, edhe Ceferin i qëndron prapa Ademit: Mos e prishni suksesin e Kosovës

Futboll

Pas Infantinos, edhe Ceferin i qëndron prapa Ademit: Mos e prishni suksesin e Kosovës

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:06
Pamje nga takimi

Krerët e futbollit, Agim Ademi dhe Bakir Burri, përveç takimit me Gianni Infantino, në Poloni zhvilluan takim edhe me kreun e UEFA’s, Aleksandar Ceferin.

Sikurse Infantino, edhe Ceferin shprehu shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit në futbollin kosovar, ku tanimë zv/sekretari i përgjithshëm i FFK’së, Arianit Ahmeti, provoi ta merrte drejtimin e këtij institucionit.

Ceferin porositi kosovarët që të ruajnë rrugën e suksesit dhe të mos prishin punën e madhe dhe investimin që UEFA e bëri për futbollin kosovar, njofton FFK.

“Presidenti Ademi në Varshavë e ka zhvilluar takim edhe me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, të cilin nga afër e ka njoftuar për punën e bërë deri më tash, por edhe për zhvillimet e fundit rreth FFK-së. Me këtë rast, presidenti Çeferin u shpreh i shqetësuar dhe i habitur si mund të ndodhë kjo në Kosovë dhe si dëmtohet procesi në sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat