Ylli nga Kosova, Besart Berisha, shkëlqeu me lojë e me gola në kampionatin australian. Ai me ekipin e tij, Western United triumfojnë me rezultat 3:1 kundër Melbourne Victory, në kuadër të javës së nëntë.
Mysafirët avancuan me 0:1 me golin e Nabbout në minutën e 14-të, por vendasit shumë shpejt u kthyen dhe barazuan e më pas edhe avancuan.
Në minutën e 17-të, Berisha me kokë shënon gol të bukur, ndërsa në atë të 24-tën Kone realizon për 2:1. Në minutën e 43-të Berisha godet me kokë për të realizuar supergol dhe për fitoren 3:1. Berisha luajti 83 minuta.
Western United është në vend të katërt me 13 pikë dhe Melbourne Victory renditet i dhjeti me 8 pikë.