Më në fund ka lajm të mirë për Lampard, kthehet nga lëndimi mbrojtësi kryesor

Futboll

Më në fund ka lajm të mirë për Lampard, kthehet nga lëndimi mbrojtësi kryesor

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 16:10
Antonio Rudiger

Chelsea ka marrë një lajm fantastik përpara përplasjes së tyre të rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Lille nesër, me Frank Lampard që ka konfirmuar kthimin e Antonio Rudiger.

Mbrojtësi gjerman ka pësuar një dëmtim që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Ai u detyrua të kthehet në infiermieri kundër Wolves në shtator dhe ka luajtur vetëm 45 minuta që nga 28 prilli.

“Potencialisht do të jetë e vështirë [për të] por roli ynë kundër kësaj ishte t’i jepnim shumë punë”, u tha Lampard gazetarëve kur u pyet për një azhurnim mbi gjendjen e Rudiger.

“Ne kemi arritur të krijojmë disa gjëra prapa skenës këtu në trajnime që duken si ndeshje. Pas kësaj kemi arritur në përfundim se ai është gati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat