Sadio Mane mund të largohet nga Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni.
Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim për transferimin e Sadio Mane nga Liverpool.
“France Football” raporton se Mane është objektiv i ri i skuadrës kampione nga Ligue 1 në rast të shitjes së Neymarit gjatë verës së vitit 2020.
PSG shpreson të grumbullojë rreth 200 milionë euro nga shitja e Neymarit.
Andaj, një pjesë e atyre fondeve mund të investohet në blerjen e Mane.
Ai është një nga futbollistët kryesorë në formacionin e menaxherit Jurgen Klopp por mund të joshet të largohet nga “Reds” për një ofertë më të mirë financiare nga Parc des Princes.