Inter, fitorja ndaj Barcelonas vlen 20 milionë euro!

Futboll

Inter, fitorja ndaj Barcelonas vlen 20 milionë euro!

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 18:58
Antonio Conte

Është një ndeshje prej të paktën 20 milionë eurosh ajo që Interi do të luajë sonte në "San Siro" përballë Barcelona. Në rrugëtimin global vlen edhe më shumë, sepse 1/8-tat e Champions League zgjasin vizibilitetin ndërkombëtar, hapin fronte të reja dhe horizonte në treg. Kontribuojnë në një tregim të ri.

Në termat e premiove UEFA (deri në këtë pikë të garantuar 49 milionë euro) kualifikimi mund të sjellë edhe 13 mln euro të tjera: 2.7 mln bonus-fitore ndaj Barcelonas, thelbësore për të kaluar më tej, do t'i shtoheshin edhe 9,5 mln euro nga pjesëmarrja në 1/8-tat dhe thuajse 1 milionë për market pool, pra kuota e të drejtave tv nga ndeshjet e luajtura.

Duke përfshirë dhe fitimet nga biletat e stadiumit (7,8 mln eurot bruto ndaj Barcelonas janë përjashtim, por japin një rregull madhështie) dhe bonuset e sponsorëve, do të arrihej 20 mln euro fitim i sigurtë.

Duke dalë nga Champions, Interi do të rikuperonte shumë më pak, thuajse 3-4 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat