Kily Gonzalez dhe leksioni i çuditshëm i Guardiola-s: Doja t

Futboll

Kily Gonzalez dhe leksioni i çuditshëm i Guardiola-s: Doja t

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 00:45

Një mësim i mirë vlen përgjithmonë, veçanërisht nëse vjen nga një mjeshtër. Pep Guardiola jepte leksione futbolli para se të ulej në një stol.

Këtë e ka zbuluar ish-interisti Kily Gonzales. Para se të njihte Serinë A, sulmuesi argjentinas ka luajtur në La Liga dhe aty është përballur me një Barcelona të mbushur me yje.

Por, siç ka shpjeguar për TNT Sports, ajo që i ka mbetur në mendje nga një përballje me katalanasit ka qenë një bisedë me Pep, në të cilën mesfushori i ka shpjeguar dhjetë vite para kohe atë që do të ishte stili i lojës së skuadrave të tij.

"Kam shkuar në Spanjë te Zaragoza dhe kemi shkuar të luajmë në Camp Nou. Ndeshja e parë është atje, pres me padurim ta shoh stadiumin. Futem me shokët e skuadrës dhe dëgjoj dy qendërmbrojtës që flasin: 'sigurisht 2-0 do të ishte një rezultat i mirë...'".

"Unë i shikoj dhe u them: '2-0? Fitojmë ne 2-0?'. Problemi është se tek ajo Barcelona luanin Stoichkov, Guardiola, Rivaldo, Giovanni, Figo dhe Ronaldo", ka thënë Gonzalez.

Në fakt, ndeshja mbaroi 4-1. Megjithatë, ish-interisti ka një kujtim të veçantë nga ai takim. Një përplasje me Guardiola-n, i cili ishte i pakapshëm.

"Unë përpiqesha ta godisja dhe nuk ia dilja. Një herë më goditi ai dhe më tha: 'Mjaft godite dhe luaj! Po harxhon energji për të më goditur me shkelma dhe jo për të luajtur futboll'. Më pas goditi gjoksin dhe më tha 'jepi, haje'. Unë po mendoja me vete 'po më flet Guardiola'. Kështu që u qetësova. Doja t'i jepja një puthje".

Kur janë përballur në ndeshjen pasardhëse, këtë herë mes Argjentinës dhe Spanjës, Bielsa i ka dhënë detyrën që të mbulojë pikërisht Guardiola-n, por duke i urdhëuar që të mos bëjë faull.

"Duhej të bëja të mundur që të mos i shkonte topi. Kur e merrte nuk i bëja faull, ai e pasonte dhe më thoshte 'sa ke ndryshuar...'". 

Edhe për meritë të Pep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat