Shorti i Championsit mund t’ia sjellë këta kundërshtarë të frikshëm - Bota Sot
Shorti i Championsit mund t’ia sjellë këta kundërshtarë të frikshëm

Futboll

Shorti i Championsit mund t’ia sjellë këta kundërshtarë të frikshëm

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 13:46
Shorti i Championsit mund t’ia sjellë këta kundërshtarë të frikshëm

Manchester City përballet me një short aspak të lehtë në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Premierligës të hënën do të mësojnë kundërshtarët e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Real Madrid, Napoli, Borussia Dortmund, Atletico Madrid dhe Lyon, janë skuadrat nga vendet e dyta, që mund të jenë kundërshtarë të Manchester Cityt.

Manchester City vazhdon të ëndërrojë një titull evropian, dhe arritjen më të madhe në këtë garë e kanë në sezonin 2015/2016, ku në gjysmëfinale u mposhtën nga Real Madrid.

Kundërshtarët tjerë janë të njohur për Cityn, përveç Atletico Madrid, me të cilët nuk është përballur asnjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat