Tahirsylaj gjithnjë e më shumë po dëshmohet në Hamburg

Futboll

Tahirsylaj gjithnjë e më shumë po dëshmohet në Hamburg

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 19:20
Tahirsylaj gjithnjë e më shumë po dëshmohet në Hamburg

Në Gjermani e shumë shtete tjera të Evropës e deri në Skandinavi kemi talente të shumtë që po luajnë me sukses.  Po ashtu edhe në kategoritë të grupmoshave të reja, të rangjeve të ndryshme në Gjermani, kemi disa futbollist të rinj, që po japin më të mirën dhe për të cilët do të dëgjohet shumë në të ardhmen.  

Gjatë stinorit vjeshtor me shumë sukses po luan sulmuesi Arbes Tahirsylaj për Hamburger SV U-17. Qendërsulmuesi me prejardhje nga Kosova nuk ka më shumë se 16 vjet, është prej më të mirëve. Prindi i tij, Miftari, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se

Arbesi ka arritur formë të mirë, po dëshmohet në secilën ndeshje dhe po pretendon që të jetë edhe më i mirë në pranverë. Miftari ka deklaruar se ai po punon pareshtur me synime që të jetë edhe më në formë dhe të shënojë sa më shumë gola. “Ekipi HSV U-17 nuk janë rastësisht në akademinë e futbollit ne Hamburg”, tha Miftari. Futbollisti i talentuar thekson se, fal punës, angazhimit dhe disiplinës po arrijnë suksese, sepse sipas tij, pa këto tri gjëra nuk mundesh me arritur qëllimin.

Djaloshi këmbëshpejt ju është mirënjohës edhe familjes përkatësisht prindërve për përkrahje të madhe që i japin dhe e motivojnë për të arritur edhe më shumë. “Edhe përkrahja e prindërve në çdo kohë është një motiv shtesë. Sa i përket kategorisë ku luajë është një konkurrencë e fortë, por me punën që po bëjmë në klub po shënojmë suksese”, tha Arbesi. Hamburger SV është në vend të dytë me 38 pikë Në Bundesliga U-17  por ka një ndeshje me pak dhe dy pikë me pak se Hertha.

 Arbesi është lojtar vendimtar në ekipin e tij ku tregon edhe pozita në tabelën, në të cilën kanë lënë shumë ekipe pa, si  Leipzig, Werder Bremen, Wolbsburg etj.

“Jam i kënaqur këtu në Hamburger SV dhe me punën e trajnerëve, nga të cilët kam mësuar shumë. E imja është që të përsosem edhe më shumë e të shënojë sa më shumë gola.  Vërtet ka qenë një kampionatin interesant,  por nuk duhet të kënaqem me kaq por të angazhohem gjithnjë e më shumë që të rritem në nivelin e lojës”, tha Arbesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat