E bujshme nga Spanja: Barcelona pret Guardiolën! - Bota Sot
E bujshme nga Spanja: Barcelona pret Guardiolën!

Futboll

E bujshme nga Spanja: Barcelona pret Guardiolën!

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 17:26
Pep Guardiola

Barcelona po pret trajnerin Pep Guardiola. Spanjolli po vuan këtë sezon në Premier League dhe pas dy sezoneve të mbushur me trofe mund të largohet në fund të sezonit, pasi duket se kampionati do të jetë i Liverpoolit, ndërsa Champions League mbetet një objektiv madhor. 

Kampionët e Spanjës mund të presin rrugët me trajnerin Ernesto Valverde në fund të edicionit, pasi nuk janë të kënaqur nga puna e tij. Fitimi i kampionatit dhe Champions Leagues mund të shpëtonte numrin një të stolit. Ëndrra e madhe mbetet rikthimi i Pep, pasi në mediet angleze doli në dritë klauzola që mund ta largojë pa detyrime në fund të edicionit nëse të dy palët janë dakord.

Tekniku ka hedhur poshtë zërat se ekziston një klauzolë e tillë, por asnjëherë nuk i dihet. Trajneri Spanjoll mund të rikthehet në shtëpi dhe t'i japë Barcelonës sërish impulsin që i mungon në fushë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat