Ibrahimovic te Milan? Legjenda e Rossonerëve konfirmon gjithçka

Futboll

Ibrahimovic te Milan? Legjenda e Rossonerëve konfirmon gjithçka

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 08:26
Zlatan Ibrahimovic

Zvonimir Boban, Drejtori i Përgjithshëm i Futbollit në Milan, ka thënë se shanset e klubit për të nënshkruar me Zlatan Ibrahimovic janë duke u zvogëluar.

Rossonerët janë në vendin e 10 në tabelë dhe kanë shënuar vetëm 16 gola në 16 ndeshje – vetëm katër skuadra kanë më pak këtë sezon në kampionatin elitar italian.

Ibrahimovic është lojtar i lirë, pasi është larguar nga LA Galaxy në fund të sezonit amerikan në tetor. Sulmuesi suedez kaloi dy sezone te Milani, fillimisht në huazim nga Barcelona para se të bënte një transferim të përhershëm. Ai shënoi 42 gola në 61 ndeshje për klubin.

”[A do të marrim] një dhuratë nga afati i transferimeve? Unë nuk e di”, i tha kroati Sky Italia.

“Unë fola me [drejtorin] Paolo Maldini, ne po ndjekim disa fusha dhe do të shohim se çfarë është e nevojshme të bëhet”.

“Një ëndërr për Ibrën? Unë jam në të njëjtat linjë si Paolo. A po bëhet ai më pak i mundshëm? Po, ky është realiteti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat