Messi shënuesi dhe asistuesi më i mirë, e lë prapa Ronaldon

Futboll

Messi shënuesi dhe asistuesi më i mirë, e lë prapa Ronaldon

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 12:10
Messi shënuesi dhe asistuesi më i mirë, e lë prapa Ronaldon

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, e ka mposhtur rivalin e vet të përjetshëm, Cristiano Ronaldo, duke e mbyllur dekadën si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në pesë ligat kryesore evropiane.

Kompania britanike për mbledhjen e të dhënave në sport, Optajoe, e ka bërë një përmbledhje të golashënuesve, asistuesve dhe kreativëve më të mirë të 10 vjetëve të fundit në pesë ligat kryesore evropiane; Premierligë, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligë 1.

Messi është golashënuesi më i mirë i dekadës me 369 gola, duke e lënë prapa yllin e Juventusit Ronaldon me 335.

Argjentinasi e mbyll dekadën me 34 gola më shumë se rivali i tij portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat