Ylli i Premier League i refuzon të gjithë, do vetëm Inter-in

Futboll

Ylli i Premier League i refuzon të gjithë, do vetëm Inter-in

Më: 7 janar 2020 Në ora: 16:54
Inter

Olivier Giroud do Inter-in.

Sipas Daily Telegraph, sulmuesi ka refuzuar ofertat e Aston Villa, Neëcastle dhe  Bordeaux, sepse ka dëshirë të kthehet të punojë me Antonio Conte-n.

Telegraph ka shkruar edhe se zikaltrit i kanë paraqitur një ofertë prej 3 milionë eurosh Chelsea-t për kartonin e sulmuesit, kontrata e të cilit me londienzët skadon në qershor.

Në ditët e fundit është folur edhe për një përfshirje të Gabigol në këtë operacion, por Blutë duket se nuk janë të interesuar për brazilianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat