“Të gjithë në Arsenal e respektojnë Ozilin”

Futboll

“Të gjithë në Arsenal e respektojnë Ozilin”

Më: 8 janar 2020 Në ora: 14:01
Mesut Ozill

Mohamed Elneny ka bërë të ditur se ai ishte mahnitur nga personaliteti modest dhe plot respekt i Mesut Ozilit, kur iu bashkua Arsenalit në vitin 2016, pasi që kishte pritur se mesfushori gjerman do të ishte “arrogant” pasi kishte luajtur për Real Madridin.

Mesut Ozili i kishte fituar tre trofe të mëdha gjatë periudhës trevjeçare të tij në Santiago Bernabeu, para se ta kompletonte transferimin në Emirates në vitin 2013.

Mesfushori i talentuar shihej nga tifozët dhe analistët si njëri ndër më të mirët në pozitën e tij në botë në atë kohë, mirëpo paraqitjet e tij në Angli kanë bërë që tifozët të kenë mendime të ndara rreth Ozilit.

Ozili i ka bërë gjithsej 246 paraqitje në të gjitha garat për Topçinjtë, duke i shënuar 43 gola, përderisa ka arritur të fitojë tre herë medalje të artë të FA Cup.

Unai Emery e kishte lënë Ozilin jashtë skuadrën për shumicën e ndeshjeve të pjesës së parë të këtij sezoni. Mirëpo, ai e ka rifituar vendin e tij në formacion pas largimit të spanjollit.

Elneny e pranon se kishte pasur dyshime për personalitetin e Ozilit kur i ishte bashkuar në fillim Arsenalit, mirëpo e kishte kuptuar shumë shpejt se 31-vjeçar nuk është tip arrogant, siç ishte portretizuar në media.

“Kur Mesuti erdhi këtu nga Real Madridi, unë mendoja se ai do të ishte arrogant dhe do ta kishte veten shumë në qejf shkaku që kishte luajtur për një klub aq të madh”, ka thënë Elneny për mediumin turk Sabah.

“Megjithatë ai është shumë modest dhe plot respekt. Nuk e ka konsideruar veten kurrë më të rëndësishëm sesa klubin. Ka futbollistë që luajnë në klube shumë më të vogla dhe kanë ego shumë më të madhe”.

“Mesuti më befasoi mua dhe bashkëlojtarët tonë në Arsenal. Të gjithë e respektojmë atë tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat