Super Totti, siguron talentin e Inter-it dhe nis negociatat me yllin 60 milionësh

Futboll

Super Totti, siguron talentin e Inter-it dhe nis negociatat me yllin 60 milionësh

Më: 8 janar 2020 Në ora: 17:01
Francesco Totti

Aventura e re e Francesco Tottit në botën e futbollit, ajo e menaxherit, ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lojtari i parë i CT Number Ten 10, kompania e krijuar në javët e kaluara nga ish-numri 10-të i verdhekuqve, do të jetë talenti 17-vjecar i Inter-it, Sebastiano Esposito.

Ndërsa emri i parë i rëndësishëm duket se do të jetë Federico Chiesa, i cili përfaqësohet aktualisht nga babai i tij, Enrico Chiesa.

Lajmi është zbuluar nga e revista javore Chi, sipas së cilës Totti po zhvillon negociata sekrete me sulmuesin e Fiorentina-s pasi ka nënshkruar kontratën me Esposito-n, i cili pritet të rinovojë shumë shpejt me Inter-in deri në 2025-ën.

Ndërkohë, për Chiesa-n pritet të zhvillohet një luftë e ashpër mes Inter-it dhe Juventus-it verën e ardhshme. Vlera e yllit 22-vjeçar është 60 milionë euro, një shifër që mund të rritet ndjeshëm deri në fundin e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat