Superkupa e Spanjës, Barça-Atletico 'luftë' për finalen!

Futboll

Superkupa e Spanjës, Barça-Atletico 'luftë' për finalen!

Më: 9 janar 2020 Në ora: 12:46
Superkupa e Spanjës, Barça-Atletico 'luftë' për finalen!

Superkupa e Spanjës në formatin e ri me 4 skuadra do të marrë formë mbrëmjen e sotme kur të përcaktohet edhe skuadra e dytë gjysmëfinaliste e këtij kompeticioni.

Në Jeddah të Arabisë Saudite në King Abdullah Sports City, Barcelona sfidon Atleticon e Madridit, një përballje emocionuese dhe shumë e bukur për t’u ndjekur të cilën të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin në ekranin e Supersport.

Blaugranat dhe Los Colchoneros vinë në këtë sfidë nga forma diametralisht të kundërta, Barça në 4 ndeshjet e fundit të La Ligas, ka regjistruar 3 barazime dhe vetëm 1 fitore, ndërkohë që Atletico e Simeones vjen pas 3 fitoresh rresht dhe në javët e fundit është rifutur në garën për titull pasi e ka ngushtuar në vetëm 5 pikë distancën me dy skuadrat kryesuese Barçën dhe Realin.

Janë 4 mungesat e rëndësishme të blaugranave në këtë sfidë pasi lojtarë si Ter Stegen, Arthur, Dembele dhe i sapo rikthyeri Arda Turan janë të dëmtuar, ndërkohë që në kampin bardhekuq, mungesa e madhe është vetëm ajo e Diego Costas. Në fazën e parë në kampionat mes këtyre dy ekipeve u zhvillua një ndeshje vërtet spektakolare në Wanda Metropolitano, një sfidë me raste pafund nga të dy krahët por që u zgjidh vetëm nga një gol në fund i Lionel Messit.

Si Barcelona ashtu edhe Atletico Madrid do të bëjnë çmos për të qenë pjesë e finales së madhe të Superkupës së Spanjës mbi të gjitha për të sfiduar Realin e Madridit, rivalin e përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat