Kosova kryen stërvitjen e parë në Katar

Futboll

Kosova kryen stërvitjen e parë në Katar

Më: 9 janar 2020 Në ora: 13:33
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Doha të Katarit në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Suedisë, e cila do të zhvillohet më 12 janar në orën 17:45 (sipas orës lokale në Doha).

Përzgjedhësi Bernard Challandes në këtë grumbullim ka ftuar 25 futbollistë, prej të cilëve 13 nga elita e futbollit në Kosovë. 

Stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë sonte në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat