Napoli kërkon 70 milionë euro për Milik

Futboll

Napoli kërkon 70 milionë euro për Milik

Më: 9 janar 2020 Në ora: 14:39
Arkadiusz Milik

Pasi la pas problemet fizike, Arkadiusz Milik është kthyer në një prej pikave të më forta të Napolit, në një sezon ku të kaltrit nuk po arrijnë të respektojnë pritshmëritë.

Performanca e një niveli të lartë dhe një mesatare prej rekordi e sulmuesit kanë bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë rinovimin e kontratës. 

Pavarësisht dëshirës së klubit për të blinduar polakun, në garë për kartonin e tij janë futur fuqishëm Atletico Madrid dhe Manchester United, me anglezët që në rast se lojtari nuk arrin akordin me Napolin do të bëjë maksimumin për ta marrë që në janar.

Por duke pare vështirësitë që po hasin të kaltrit vështirë se anglezët do t’ia rrëmbejnë lojtarin De Laurentiis, duke i shtyrë kështu bisedimet për në verë. 

Për kartonin e Milik, klubi italian kërkon 70 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat