Conte zbulon refuzimin që ia kishte bërë Ibrahimovic - Bota Sot
Conte zbulon refuzimin që ia kishte bërë Ibrahimovic

Futboll

Conte zbulon refuzimin që ia kishte bërë Ibrahimovic

Më: 10 janar 2020 Në ora: 22:21
Zlatan Ibrahimovic

Antonio Conte ka përshëndetur rikthimin e Zlatan Ibrahimovic në Serie A.

Trajneri i Interit në konferncën e fundit për shtyp para ndeshjes me Atalantën, nuk ka mundur t’i ikë pyetjes për rikthimin e sulmuesit suedez, i cili ka nënshkruar me Milanin.

“Sa për fillim, unë i uroj mirëseardhje Ibrahimovicit. Ai e di shumë mirë se ka pasur një moment kur unë u përpoqa ta bindja atë të vijë te Chelsea, por ai ishte në fazën e rikuperimit, dhe nuk pranoi”, deklaroi Conte.

“Unë e vlerësoi shumë. Ai është një djalë i fortë, ka karakter dhe ka pasur një një fëmijëri jo të lehtë”.

Pasi kishte refuzuar kalimin te Chelsea, Ibrahimovic nënshkroi për LA Galaxy në vitin 2018, për të cilët në 58 ndeshje shënoi 53 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat