Suarez mund të mungojë deri në gjashtë javë, kjo është arsyeja

Futboll

Suarez mund të mungojë deri në gjashtë javë, kjo është arsyeja

Më: 11 janar 2020 Në ora: 00:25
Suarez

Luis Suarez mund të jetë jashtë fushave për gjashtë javë.

E përditshmja katalane Sport, raporton se Luis Suarez është i vendosur për një rishikim mjekësor te kirurgu i mirënjohur me bazë në Barcelonë, Ramon Cugat, për të vlerësuar gjendjen e gjurit të djathtë, i cili po i shkakton probleme në tetë muajt e fundit.

Performancat e fundit të sulmuesit uruguaian kanë qenë të ndikuara nga dhimbjet në gju, dhe një intervenim rreth zgjidhjes së këtij problemi, duket se do t’i merr kohë, por pritet të jetë i gatshëm për pjesën e dytë të sezonit.

Raportohet se 32 vjeçari do t’i nënshtrohet operacionit shumë shpejt, për të qenë i gatshëm për Napolin në Ligën e Kampionëve, me ndeshjen e parë që luhet më 25 shkurt.

Në La Liga, Suarez do t’i humbas ndeshjet me Granada, Valencian, Levante, Betis, Getafe dhe Eibar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat