Politano te Roma, Spinazzola te Interi

Futboll

Politano te Roma, Spinazzola te Interi

Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:06
Politano te Roma, Spinazzola te Interi

Merr formë shkëmbimi mes Matteo Polinatos dhe Leonardo Spinazzolas. Paraditen e kësaj të mërkure të dy lojtarët kanë kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Dy lojtarët të cilët nuk po gjenin shumë hapësira në skuadrat respektive kanë ndërruar ambient për vetë faktin se kërkojnë të kenë më shumë minuta në këmbë.

Politano te Roma do të marrë vendin e të dëmtuarit Zaniolo ndërkohë që Spinazzola te Interi do të jetë një alternativë e mirë për krahun e majtë të mesfushës por ai mund të përshtatet edhe në të djathtë duke patur parasysh edhe problemet fizike të Asamoah dhe D’Amrbosios. 3-5-2 i Contes është skema që i përshtatet më shumë edhe ish-lojtarit të Juventusit i cili më të mirën e tij në Serie A e ka dhënë në dy sezonet që ishte pjesë e Atalantës dhe me të njëjtën skemë.

Shkëmbimi do të bëhet në formë huazimi për 6 muaj me detyrim blerjeje në fund të sezonit për një shifër prej 27,5 milionë eurosh për secilën me dy klubet që do të kenë mundësi të regjistrojnë plusvalenca të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat