Setien e kërkon zëvendësuesin për Suarezin në Barcelonën B

Futboll

Setien e kërkon zëvendësuesin për Suarezin në Barcelonën B

Më: 17 janar 2020 Në ora: 12:09
Adel Ruizin

Barcelona është në kërkim të një futbollisti për ta zëvendësuar Luis Suarezin, i cili do të mungojë një kohë të gjatë shkaku i një lëndimi në gju. Ky lëndim e ka shtyrë trajnerin e ri Quique Setien t’i shohë opsionet e klubit nga Barcelona B.

Pasi që nuk dëshiron të vendosë menjëherë për transferimin e një sulmuesi, Quique Setien do të tentojë ta gjejë një sulmues që mund ta zëvendësojë Luis Suarezin nga Barcelona B.

Për këtë arsye, në seancën e fundit stërvitore, ai i mori në skuadër për t’u stërvitur me ekipin e parë dy sulmues nga ekipi i dytë i klubit: Adel Ruizin dhe Alejandro Marquesin.

Setien i ka në dispozicion disa lojtarë që mund ta luajnë rolin e Suarezit, mirëpo asnjëri prej tyre nuk është qendërsulmues natyral. Për këtë arsye, Ruiz dhe Marques shpresojnë se do të zënë vend në skuadër për ndeshjen e së dielës kundër Granadas.

Ruizi i ka shënuar tri gola në 16 ndeshje deri më tani këtë sezon me Barcelonën B, përderisa Marques nuk ka arritur ende të shënojë asnjë, përkundër që i ka regjistruar 342 minuta lojë.

Në anën tjetër, Gus Poyet, legjenda e Chelseat, mendon se Barcelona s’ka nevojë për të gjejë një zëvendësues për Luis Suarez. Sipas tij, Barça tashmë e ka zëvendësuesin në skuadër dhe ai është Antoine Griezmann, që duhet të përdoret në qendër të sulmit të katalonasve.

“Situata e Suarez është 100 për qind e ngjashme me lëndimin e Harry Kane, s’ka asnjë diferencë”, tha Poyet. “Problemi është se Barça s’mund të gjejë një sulmues që do të pranonte derisa Suarez të jetë duke luajtur”, ka thënë Poyet.

“Ata megjithatë, kanë në skuadër një djalosh që mund ta zëvendësojë Suarezin, ai është Griezmann. Kështu, nuk do të dëshpërohesha për të gjetur një sulmues. Varet se edhe çfarë do Quique Seiten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat