Juventus merr lajme të mira para ndeshjes me Parma - Bota Sot
Juventus merr lajme të mira para ndeshjes me Parma

Futboll

Juventus merr lajme të mira para ndeshjes me Parma

Më: 17 janar 2020 Në ora: 20:42
Maurizio Sarri

Skuadra e Juventus ka mësuar disa lajme mjaft të mira para ndeshjes së vikendit kundër Parmas.

Kampionët e Serie A do të kenë një test jo të lehtë në fundjavë, kur do të përballen me skuadrën e Parmës.

Para kësaj ndeshje, ‘Zonja e vjetër’ ka mësuar një lajm mjaft të mirë, lidhur me kundërshtarin.

Gervinho është lojtari që është lënë jashtë udhëtimit te Parma, për ndeshjen kundër Juventus.

Testet mjekësore të lojtarit kanë lënë të kuptohet se ai rrezikohet nga lëndimi, dhe trajneri ka vendosur ta lë në shtëpi.

Gervinho është nga lojtarët më të rrezikshëm te Parma, dhe mungesa e tij është një lehtësi për skuadrën e Maurizio Sarri.

Mbetet të shihet se sa do të vërehet mungesa e Gervinho te Parma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat