Ky është shqiptari në ballinën e gazetës 'Tempo' të Beogradit në vitin 1967

Futboll

Ky është shqiptari në ballinën e gazetës 'Tempo' të Beogradit në vitin 1967

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:07
Ky është Luan Prekazi me fanellë bardhezi në ballinën e gazetës

Është prej lojtarëve më të artë që ka pasur Kosova.

Është Luan Prekazi, shqiptari që ka luajtur nga viti 1967 deri në vitin 1970 për Partizanin e Beogradit, që njihej si klub i Armatës Popullore të ish Jugosllavisë. Klub që përbëhej nga të gjitha kombësitë.

Ajo që bie në sy, një shqiptar të jetë në ballinën e revistës sportive “Tempo” në vitin 1967, është diçka e jashtëzakonshme.  

Image

Prekazi ka qenë super lojtar dhe dalja e tij në ballinën e asaj kohe është dëshmia më e mirë, se sa i lojtar i madh ka qenë ai. 

Prekazi ka kontribuar shumë për futbollin e Kosovës, edhe në kohën e okupimit si trajner ka sakrifikuar shumë dhe i bëri rezistencë pushtuesit serb.    

Pas lufte po ashtu vazhdoi zejen si trajner një kohë edhe si drejtor sportiv në KF Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat