Tottenhami gjithnjë e më larg pozitës së katërt

Futboll

Tottenhami gjithnjë e më larg pozitës së katërt

Nga: K. G. Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:23
Tottenhami gjithnjë e më larg pozitës së katërt

Skuadra e Tottenhamit, me trajnerin Jos Mourinho, gjithnjë e më larg pozitës së katërt.

Sot nuk arritën më shumë se një barazim (0:0) në stadiumin “Vicarage Road" kundër Watfordit, në takimin e javës së 23-të në Premier League në futboll.

Është ndeshja e katërt rresht që Tottenham nuk fiton dhe ishin edhe me fat që nuk pësuan gol në minutën e 70-të, kur Deeney dështoi nga penalltia, pasi gjuajtjen e tij e ka pritur portieri Paulo Gazzaniga.

Tottenham është në pozitën e shtatë me 31 pikë dhe Watford është i 16-ti me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat