Lëndohet Kumbulla

Futboll

Lëndohet Kumbulla

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:30
Lëndohet Marash Kumbulla

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ka qëndruar në fushë vetëm për 26 minuta në sfidën ndaj Bolognas. Kumbulla në minutën e 25-të pësoi një goditje në sy, goditje e cila e detyroi të largohet nga ndeshja.

Klubi italian pritet që pas përfundimit të ndeshjes të jep më shumë detaje rreth lëndimit të reprezentuesit shqiptar.

Daëidoëicz e zëvendësoi atë në qendër të mbrojtjës, i cili do të luajë përkrahë kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani.

Ndryshe, Kumbulla është shumë afër transferimit në Inter, gjithnjë sipas medieve italiane.

Mbrojtësi 19 vjeçar ka zhvilluar 12 ndeshje deri më tani për Veronën në Serie A, duke shënuar edhe një gol.

Hellas Verona është duke pësuar humbje nga Bologna me rezultat minimal 1:0.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të xhiros së 20 të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat