Flamurtari i Vlorës pritet ta transferoj ish futbollistin e Milanit - Bota Sot
Flamurtari i Vlorës pritet ta transferoj ish futbollistin e Milanit

Futboll

Flamurtari i Vlorës pritet ta transferoj ish futbollistin e Milanit

Më: 20 janar 2020 Në ora: 17:30
Foto

Flamurtari i Vlorës është i dënuar që të mos transferojë futbollistë në këtë afat kalimtar të janarit, kjo nuk ka ndikuar që klubi vlonjat transferojë dy futbollistë, shkruan Insporti.com.

Klubi nga qyteti i Vlorës vazhdon të insistojë se dënimi është hequr nga FIFA dhe se mund të bëjnë transferime.

Drejtuesi i Flamurtarit, Sinan Idrizi, në deklaratën e dhënë për emisionin “Zona Gol” në Supersport u shpreh se do sjellë dy lojtarë që kanë luajtur me Milanin.

Sipas asaj që raporton “ABC News” besohet se është Taye Taiwo që do të transferohet. Mbrojtësi 34-vjecar ka luajtur së fundmi në Finlandë me Rops, ku numëron 59 ndeshje si titullar.

Po sipas të njëjtit burim, Taiwo ka zbarkuar në Tiranë dhe shumë shpejtë do të prezantohet para medieve.

Për 6 vite ka luajtur me Marseille në Ligue 1, ndërkohë që në vitin 2011 iu bashkua Milanit. Gjithashtu ka provuar edhe Premier League me fanellën e QPR.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat