Gjysma e Europës do Theo Hernandez, agjenti gëzon tifozët e Milanit! Në Spanjë e quajnë fenomenal

Futboll

Gjysma e Europës do Theo Hernandez, agjenti gëzon tifozët e Milanit! Në Spanjë e quajnë fenomenal

Më: 21 janar 2020 Në ora: 18:29
Theo Hernandez

Gjashtë gola dhe dy asist deri tani! Në vitin e parë të tij në Serie A dhe me fanelën e Milanit. Theo Hernandez, që kujtojmë e nisi sezonin me vonesë për shkak të dëmtimit që pësoi në miqësoren ndaj Bayern Munich, aktualisht është mbrojtësi më i mirë i krahut në Serie A dhe ndër më të mirët në Europë... Statistika të frikshme, por edhe formë e jashtëzakonshme fizike!

Aq sa "As" i ka kushtuar një artikull në gazetë ku flet për "Theo fenomenal!" dhe vazhdon se "ishte legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ai që besoi te djaloshi kur askush nuk e bëri. Ish-lotjari i Realit tani po e shpërblen".

Ndërkohë, ofertat kanë nisur dhe agjenti i futbollistit është kontaktuar nga gjysma e Europës. i blerë 20 mln euro, Theo sot kushton të paktën 50 mln euro! Por, agjenti qetëson tifozët: "Theo është i lumtur te Milani, është në klubin e duhur, ai që i dha besim! Do të vazhdojë të rritet dhe përmirësohet te Milani".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat