Inter dhe Tottenham arrijnë marrëveshjen për Eriksen

Futboll

Inter dhe Tottenham arrijnë marrëveshjen për Eriksen

Më: 24 janar 2020 Në ora: 20:04
Christian Eriksen

Christian Eriksen do të jetë lojtar i Inter.

Inter dhe Tottenham Hotspur më në fund janë pajtuar për transferimin e Eriksen në Itali.

Gianluca Di Marzio raporton së fundmi se palët kanë finalizuar marrëveshjen dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, që është çështje kohe.

Inter do t’i paguaj Tottenhamit 20 milionë euro për kartonin e danezit, pa përfshirë bonuset.

Lojtari do të jetë në Itali gjatë këtij vikendi, për të nënshkruar kontratën si dhe për të finalizuar testet mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat