Kapiteni i Gjilanit flet nga Antalia pas tërmetit në Turqi - Bota Sot
Kapiteni i Gjilanit flet nga Antalia pas tërmetit në Turqi

Futboll

Kapiteni i Gjilanit flet nga Antalia pas tërmetit në Turqi

Më: 25 janar 2020 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Një tërmet i fuqishëm 6.8 ballësh gjatë ditës së sotme ka tronditur  Turqinë. Atje gjinden edhe disa skuadra kosovare ku po zhvillojnë fazën përgatitore.

Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati ka thënë se, skuadra e tij është e qetë por shtoi se ndjen dhimbje për popullin turk, pasi një ngjarje të tillë është e freskët edhe te populli shqiptar.

“Janë raste ku nuk ka ndikim faktori njëri. Ne si skuadër nuk e kemi ndjerë tërmetin në fjalë, por jemi njoftuar me anë të mediave të ndryshme. Unë shpreh dhimbjet e mia më të sinqerta për popullin turk, pasi ngjarje të njëjtë e kemi të freskët vetëm disa muaj më parë pas tërmetit në Shqipëri”, tha Kastrati.

Tutje, Kastrati tha edhe pse tërmeti nuk është ndjerë në kampin e skuadrës së tij, ai ceku se shqetësimi është ndjerë tek bashkëlojtarët por kjo gjë sipas tij është normale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat