Kthimi i Pogba te Juve, Raiola iu kërkon tifozëve bardhezinj të ëndërrojnë

Futboll

Kthimi i Pogba te Juve, Raiola iu kërkon tifozëve bardhezinj të ëndërrojnë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 09:39
Paul Pogba

Një hipotezë gjithmonë e gjallë, për muaj të tërë. Që kur u ndanë Juventusi dhe Paul Pogba, fati në nivelin e klubit të të dy palëve ka qenë i ndryshëm: bardhezinjtë kanë vazhduar të fitojnë, francezi ka jetuar (dhe jeton) vite të vështira me Manchester United. Zërat që flasin për një rikthim të kampionit të botës te “Zonja e Vjetër” nuk kanë munguar asnjëherë, madje nuk i hedh poshtë as agjenti i tij, Mino Raiola. 

Për mikrofonat e “Tuttosport”, agjenti i francezit foli për këtë dëshirë të madhe të tifozëve të Juventusit: “Ata duhet të ëndërrojnë, sepse nëse nuk e bëni këtë, atëherë jeni të vdekur. Unë nuk punoj nëpër ëndrra, të kuptohemi, por në botën reale. Kjo nënkupton se bëj zgjedhjet e duhura për klientët e mi. Tani nuk është koha për ta thënë se cila do të jetë e ardhmja e Paul”.

Francezi është duke kaluar një nga vitet më të vështira të karrierës së tij, mes dëmtimeve dhe performancës së dobët në fushë. Vera e ardhshme, së bashku me Kampionatin Europian, mund të sjellin lajme të reja. Pastaj, kush e di… Mbase ëndrrat e tifozëve të Juventusit realizohen në “jetën e vërtetë” të Mino Raiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat