Mesfushori i Liverpoolit: Mbappe do të na shkaktojnë dhimbje koke me ardhjen e tij - Bota Sot
Mesfushori i Liverpoolit: Mbappe do të na shkaktojnë dhimbje koke me ardhjen e tij

Futboll

Mesfushori i Liverpoolit: Mbappe do të na shkaktojnë dhimbje koke me ardhjen e tij

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:12
Kylian Mbappe

Ardhja e Kylian Mbappes në Liverpoolit do t’i shkaktonte trajnerit Jurgen Klopp dhimbje koke, sipas mesfushorit të klubit anglez, Fabinho. Kjo deklaratë vjen pasi Mbappe e lavdëroi Liverpoolin për formën e këtij sezoni.

Francezi Kylian Mbappe ka qenë i përfolur për një transferim në Anfield që një kohë të gjatë, përkundër që trajneri Jurgen Klopp ka insistuar se klubi i tij nuk e ka fuqinë financiare për ta përballuar transferimin e yllit të Paris Saint-Germainit.

21-vjeçari tregoi se sa shumë i pëlqen Liverpooli, veçanërisht këtë sezon, gjatë një interviste për BBC Sport në fillim të kësaj jave, duke e lavdëruar formën e mrekullueshme që ua ka dhënë Reds-ave epërsinë prej 16 pikëve në krye të Premierligës.

Për francezin është i interesuar edhe Real Madridi, mirëpo askush s’do ta ketë të lehtë ta largojë atë nga PSG-ja, pasi që francezët i kërkojnë rreth 250 milionë funte për shitjen e superyllit.

Ish-lojtari i Liverpoolit, Steve McManaman, ka sugjeruar se Liverpooli nuk duhet as të tentojë ta transferojë Mbappen pasi që kjo mund ta rrezikojë treshen aktuale të sulmit në Anfield.

Mohamed Salahu, Sadio Mane dhe Roberto Firmino e kanë formuar njërën ndër partneritetet më të frikshme në sulm gjatë kohës së fundit dhe Fabinho e ka vënë në pikëpyetje se si do të gjendej një vend për Mbappen në formacionin e parë të Kloppit.

“Në këtë moment, ardhja e tij do të shkaktonte dhimbje koke për Liverpoolin sepse treshja jonë e sulmit është shumë e mirë. Por, unë e di cilësinë e Mbappes, ai është tashmë njëri ndër më të mirët në botë”, ka thënë Fabinho.

“Natyrisht se ai do ta përmirësonte cilëndo skuadër ku do të shkonte. Por, tani ai është lojtar i Paris Saint-Germainit dhe ne duhet ta respektojmë këtë”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat