Valencia i jep leksion Barcelonën, triumfon në derbin e javës në La Liga - Bota Sot
Valencia i jep leksion Barcelonën, triumfon në derbin e javës në La Liga

Futboll

Valencia i jep leksion Barcelonën, triumfon në derbin e javës në La Liga

Më: 25 janar 2020 Në ora: 17:58
Foto

Barcelona është mposhtur me rezultat 2-0 ndaj Valencia në takimin derbi të vlefshëm për javën e 21-të në La Liga.

Derbi ndaj dy skuadrave rivale nisi me shumë tension, pasi pati edhe përleshje mes dy tifozërve para stadiumit Mestalla.

Megjithatë, vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshje dhe pas një ndeshje perfektë arritën t’i marrin tri pikët.

jesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por rastet më të mira shënimi i patën vendasit.

Maximiliano Gomez (12’) pati rastit më të mirë, por penalltia e tij u prit nga Marc-Andre Ter Stegen, ndërsa Kevin Gameiro (29) dhe Francis Coquelin (31’) gjithashtu ishin afër golit.

Në pjesën e dytë, posedimi i takoi Barcelonës, por rastet dhe golat i takuan vendasve, të cilët arritën të fitojnë ndeshjen.

Pas vetëm tre minutave në këtë pjesë në skenë doli përsëri Maxi Gomez, goditjen e të cilën e devijoi në portë Jordi Alba për epërsinë 1-0.

Goli i pranuar ngjalli Barcelonën, por rastet e tyre ishin shterpe dhe nuk arritën asgjë, ndërsa Los Che gjetën edhe një herë golin.

Gomez (77’) ishte përsëri ai i cili u përmbylli një aksion të mirë të vendasve, duke shënuar një gol të bukur për 2-0 dhe ky ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj humbje, Barcelona e sheh veten në pozitën e parë me 43 pikë, po aq sa ka Real Madridi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Valencia renditet e pesta me 34 pikë.

Në takimin e radhës, katalunasit luajnë në shtëpi ndaj Levantes, ndërsa Los Che e presin Celta Vigon

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat