FFK-së vizituan në spital ish-futbollistin e Trepçës

Futboll

FFK-së vizituan në spital ish-futbollistin e Trepçës

Më: 25 janar 2020 Në ora: 19:07
FFK-së vizituan në spital ish-futbollistin e Trepçës

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarit të KE-së, Xhelal Broja dhe kryetarit të KF “Trepça”, Avni Haxhiu, e kanë vizituar sot ish-futbollistin e njohur mitrovicas, Gëzim Kaçaniku.

Ai ndodhet në spital për shërim.

Me këtë rast Ademi me bashkëpunëtorë i dhanë kurajë Kaqës, siç e njohin të gjithë në Mitrovicë, për ta përballuar me vullnet e sukses edhe këtë sfidë dhe njëherësh uruan që ai sa më parë të kthehet në fushën e gjelbër për të vazhduar të japë kontributin e tij si trajner në zhvillimin e grupmoshave të reja në KF “Trepça”.

Kaçaniku ka qenë prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Mitrovica dhe Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat