Gjithçka e kryer, vendoset e ardhmja e Gabigol!

Futboll

Gjithçka e kryer, vendoset e ardhmja e Gabigol!

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:17
Gabigol

Më në fund gjithçka duket e kryer.

Gabigol do të jetë përfundimisht një lojtar i Flamengos. Sipas raportimeve të fundit, Inter dhe Flamengo kanë arritur marrëveshjen totale mes tyre dhe tashmë po bëhen gati edhe dokumentat e fundit.

Inter do të përfitojë 18 milionë euro nga ky transferim, teksa do të mbajë edhe 20% të kartonit në rast rishitje në të ardhmen. Kontrata e sulmuesit do të jetë deri në vitin 2024, ku do të ketë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat