Shtanget tifozi - Bota Sot
Shtanget tifozi

Futboll

Shtanget tifozi

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:33
Shtanget tifozi

Tifozët shpesh çmenden për të marrë fanellën e një futbollisti, por kjo që ka ndodhur në Spanjë zor se do të ketë precedent. Lucas Perez, sulmuesi i Deportivo Alaves, ka befasuar një tifoz pas ndeshjes me Villareal që ekipi i tij e humbi.

31-vjeccari, i cili në sezonin 2015/16 shënoi 17 gola me Deportivo La Coruna, kaloi tek Arsenali për 20 milionë euro dhe rezultoi një dështim. Vjet luajti me West Ham United, kurse në verë u rikthye sërish në Spanjë.

Le të kthehemi te ngjarja e ditës së djeshme. 

Perez, pas ndeshjes, i dha fanellën e tij një tifozi të Villarëal, i cili në videon që po bën xhiron e internetit shfaqet i habitur, pasi as që ia kishte kërkuar sulmuesit kundërshtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat