Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit nga Podujeva, është i revoltuar tejmase me mënyrën e qasjes se si ndodhi në Kuvendin e djeshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Agim Ademi me mercenar po e mban te uzurpuar Federatën e Futbollit te Kosovës, pa përkrahje me mercenar po e mban të uzurpuar Federatën e Futbollit te Kosovës, pa përkrahje te klubeve”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.
Këto vlime janë kahmoti në futbollin e Kosovës.
Askush nuk e din se si do të shkojë më tej, sepse Batatina ka paralajmëruar me tetë klube do të shqyrtojnë mundësinë të tërhiqen nga kampionati.