Zidane i pushon disa yje për ndeshjen e kupës kundër Zaragoza

Futboll

Zidane i pushon disa yje për ndeshjen e kupës kundër Zaragoza

Më: 28 janar 2020 Në ora: 18:37
Real Madridi

Real Madridi do të përballet me Real Zaragoza të mërkurën në Kupën e Mbretit, vetëm tri ditë para derbit madrilen kundër Atletico Madridit.

Si pasojë, trajneri Zinedine Zidane ka vendosur t’i pushojë disa lojtarë në këtë takim, transmeton Gazeta Express.

Casemiro, Eder Militao, Isco dhe Gareth Bale nuk janë ftuar fare për ndeshjen e kupës, ndërkohë qe Eden Hazard dhe Marco Asensio mungojnë shkaku i lëndimeve.

Ndërsa, këta janë lojtarët që do të udhëtojnë drejt Zaragoza për ndeshjen e nesërme mbrëma: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Ferland Mendy, Toni Kroos, Luka Modric, Fede Valverde, James Rodriguez, Karim Benzema, Lucas Vazquez, Luka Jovic, Brahim, Vinicius dhe Rodrygo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat